I shpon tej për tej kokën shigjeta e dalë padashje nga një pushkë uji dhe shpëton gjallë. Kjo është ajo që mjekët amerikanë të spitalit Jackson Memorial e quajnë një mrekulli.
Yasser Lopez, 16 vjeç ishte viktimë e një incidenti të tmerrshëm. Shoku i tij, shkrep pushkën e ujit pa e ditur që ajo ishte e mbushur dhe shigjeta e lëshuar prej saj, ngulet pak mbi syrin e djathtë të 16-vjeçarit dhe del në anën e pasme të kokës.
Plaga ishte e llahtarshme, thonë mjekët amerikanë. 93 centimetër shigjetë kishte tejshpuar kokën e adoleshentit duke i dëmtuar rëndë hemisferën e djathtë të trurit